Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus nga 1,498 testime të kryera.
Sipas raportimit të autoriteteve të shëndetit në vend, në ditën e fundit nuk ka pasur asnjë rast fatal si pasojë e Covid-19.
Po ashtu, njoftohet se sot janë shëruar 16 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. Në total numri i rasteve aktive është 400. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
/b.h