Vëllai i vogëlushit 8-vjeçar që u vra në mënyrë mizore nga Klodian Çalameni, teksa ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” ka kërkuar dënimin ekstrem për autorin që i mori jetën të miturit.
“Ça të them, dua që të kthehet denimi me vdekje, dua qe te varet këtu vetëm këtë dua”, u shpreh ai për gazetaren.
Vëllai në gjendje të rënduar emocionale, pa mundur të flasë me shumë detaje, ka treguar me pak fjali për ditën e fundit të jetës së Mateos.
“Po e kërkova në cdo vend, vajta mora bicikletën e atij monstrës te shtëpia të kërkoja vëllain, po ku ta dija unë që vëllanë tim e kishte ai, ku ta dija unë që vëllain tim e kishte vrarë ai? Në orën 9 e pashë për herë të fundit pastaj po haja bukë e dola ta kërkoja më vonë”, rrëfeu vëllai i të ndjerit.
g.kosovari