Dy këngëtarët e dashur për publikun, Flori Mumajesi dhe Fifi, duket se kanë gati një bashkëpunim mes tyre. Edhe pse kënga është gati që prej dy vitesh, ajo ende nuk është publikuar.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë Fifi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, teksa bisedonte me Monikën dhe Arjolën. Këngëtarja rrëfeu se çdo gjë është gati, madje edhe videoklipi, por ka një arsye se pse kënga ende nuk është bërë publike për fansat e shumtë.
Pjesë nga biseda:
Monika: Ça moshe ka Flori?
Fifi: 39, bëni tani në gusht.
Monika: A, pse e dija të të 40-at unë atë.
Arjola: Po 39, probabilitet 40.
Monika: 39-40, po e dija më të madh. Po tani nuk shkon në asnjë lloj koncerti?
Fifi: E ka pas këto punët e veta…nëna i vdiq.
Monika: E di se atëherë shkruajti…ishim në Covid kur…
Fifi: Sivjet i ka vdekur nëna, shkurt-mars.
Monika: Po, kemi qenë të mbyllur
Fifi: Janar ose shkurt, s’po di saktë, por s’kemi qenë të mbyllur. Vjet kemi qenë të mbyllur, sivjet kemi qenë me fashë orare. E di që kam qenë në Kosovë, kur më kanë thirr.
Monika: Jo, po se shof më që të shkojë nëpër kështu.
Fifi: Jo, thjesht është t’u e marrë, është duke punuar për të nxjerrë këngë të reja. Çfarë këngësh ka aty!? Zoti hajër e bëftë!
Monika: Po ti vetë me atë do këndosh?
Fifi: Po, patjetër. E kam një këngë me videoklip gati që dy vjet, që rri aty klipi.
Më tej Fifi ka treguar se kënga nuk është publikuar sepse ajo “ka 100 kile tek ai klip” dhe Flori shqetësohet se mos ajo duket keq.
g.kosovari