Dhimbja për humbjen e djalit është e pa përshkrueshme për Ligor Vasiun. Teksa lotët në sy i janë tharë, ai shpreh pengun e madh që i ka ngelur, të shikojë edhe një herë djalin e tij 8-vjeçar që iu vra pabesisht nga Klodian Çalamani.
“Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është” shprehet ai para kamerave.
“Unë kërkoja me gjithë nusen. Vajta në polici, kur vajti policia tek shtëpia, erdhi dhe ai dhe na pyeste a e gjete fëmijën. Unë i thashë ik o Klodi, ai filloi me të sharat. Hapëm kamerat dhe pamë se djali i vogël po i shkonte në shtëpi dhe po i çonte bukën. Ishte shumë i qetë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vajtëm tek shtëpia e tij, pamë biçikletën. Policia nuk më futi brenda. Nuk më mbante më vendi. Nuk kam bërë gjë thoshte. Kur e zbuloi policia dhe gjeti çunin. Kur më ka ardhur çuni. Nuk flas dot, ishte çuni i çarë në kokë. Nusja vajti atje. Mua nuk më linte policia. Ai do ta bëjë, derisa bëri fëmijën tim, do bënte dhe për një fëmijë tjetër. Jo nuk kishte marrëdhënie me fëmijën” – tregon sëfundmi babai.
Me tej babai i Mateo Vasiut, është shprehur se fëmija i tij i ndjerë i kishte blerë bukën dhe ja kishte çuar në shtëpi, autorit por edhe kjo nuk e kishte ndalur të kryente krimin makabër.
“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them.”
g.kosovari