Klodian Çalamani, autori i dyshuar i vrasjes së 8-vjeçarit që u vra dhe u gropos do të dalë sot para gjykatës. Aty ndodhen edhe familjarët e të miturit, të cilët kanë hyrë me forcë në institucion.
Të pranishëm dhe para gjykatës janë edhe nëna dhe babai i të miturit. I prekur i ati i viktimës kërkon drejtësi. “Si më djeg zemra mua, ashtu çika çika të bëhet ai”, deklaron ai nga ambientet e gjykatës së Fierit.
Nga momenti në moment pritet të vijë në ambientet e gjykatës ku do të përballet me trupin gjykues Klodian Çalamani, për të cilin do të jepet masa e sigurisë.
/a.r