Rezart Taçin, te gjithe e njohin si biznesmenin e fuqishem te hidrokarbureve. Por, ai ka nje te kaluar si shahist, një fushe ku nuk u bë dot i madh.
“Fëmijëria ka qenë e lidhur me një kujtim në atë kohë familja më përfshiu në një moshë shumë të re me problemet e saj me regjimin. Dua të vecoj përfshirjen time në nivel profesionist në lojën e bukur të shahut. Kujtoj humbejn e finales në moshën 14 vjecare në kampionatin shqiptar. Humbje që la shenjë në adoleshencën time”u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Rezart Taçi fillon fakultetin në degën e Inxhinierisë Mekanike. Studimet, e kapin në periudhën e ndryshimeve të mëdha të vendit.
Shahisti që nuk u bë dot i madh, niset drejt Italisë me ëndrra të mëdha për të qenë një shahist në biznes. Atje, regjistrohet në universitet dhe i futet punës për të siguruar jetesën.
“Puna ime e parë dhe e vetme si punëmarrës ka qenë kamarier, me kohë të shkurtër u regjistrova në Universitetin në Inxhinieri Mekanike, po aty dega juridik, por pas fillimit të biznesit nuk arrita ta përfundoj” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen
Emigracioni ishte ëndrra e tij për tu bërë i rëndësishëm. Puna e kamarierit ishte e para dhe e vetmja që ai bëri si punëmarrës.
“Ndërkohë që bëja kamerier, fillova të merrem me disa biznese të vogla, shitje produkte kozmetike, shitje dokumente publicitare, pastaj drejtimi i një kompanie amerikane në Europë” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen
Tregtari i vogël filloi të shikonte pak më larg. Ai ishte i fiksuar pas risive. Atyre që sillnin shumë fitime./ top story
g.kosovari