Zbardhja e vrasjes se biznesmenit Ruzhdi Hoxha nga autori i dyshuar Fredi Rrushi po vijon të jetë peng i një prove të rëndësishme te pagjetur, e cila është makina tip “Passat”, që dyshohet se u përdor prej vëllezërve. Ditën e ekzekutimit, nga kamerat e sigurisë është fiksuar momenti kur Rrushi me Hoxhën lëviznin me këtë automjet në drejtim të Qafë- Mollës, ku dhe u gjet trupi i Hoxhës.
Policia vijon kontrollet për gjetjen e makinës “Passtat” e cila drejtohej nga Fredi Rrushi që dyshohet se në këtë mjet ka udhëtuar së bashku me Ruzhdi Hoxhën drejt Qafëmollës ditën kur ndodhi edhe krimi.
Për gjetjen e saj hetuesit janë përqendruar në disa prej pikave të serviseve në zonën e Kamzës por edhe përreth pasi ka dyshime se mjeti mund te jete çmontuar. Në makinën Passat mund të përftohen të dhëna të vlefshme për hetimin pasi ka dyshime se mund të jetë dhunuar dhe ekzekutuar brenda këtij automjeti.
Deri tani asnjë prej dy vëllezërve nuk ka folur mbi vendndodhjen e tij më arsyetimin se nuk e mbanin mend. Në automjetin në fjalë dyshohet se janë mbetur gjurmë të krimit, përfshirë shenja gishtërinjsh, njolla gjaku apo shenja plumbash.
Deri tani hetuesit kanë në dorë disa pamje filmike por edhe vëzhgimet e nxjerra nga tabulatet telefonike të Fredi Rrushit dhe viktimës Ruzhdi Hoxha të cilët përputheshin me njëra-tjetrën.
Pas një verifikimi në sistem mjeti tip “Passat” me ngjyrë gri me targë AA0114SY, rezulton në pronësi të një shtetaseje me inicialet A.I e cila kishte e 9 gjoba të papaguara dhe e fundit është më datë 21 tetor 2021 që rezulton një ditë pas zhdukjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
/b.h