Pamjet që shihni tregojnë momentin e atentatit ndaj të riut shqiptar dje në Athinë, Marius Dhiamandi , i cili mbeti i vrarë në vend pasi persona të paidentifikuar e qëlluan me armë nga një makinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Kipseli.
Siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë së karburantit, që ishte në pronësi të gruas së shqiptarit, shihet se si një makinë afrohet me shpejtësi pranë viktimës dhe hap zjarr në drejtim të tij. Ky i fundit përfundon direkt i shtirë përtokë, ndërsa autorët, që kanë përdorur silenciator, kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij, madje dhe një plumb ia kanë drejtuar në kokë. Për pasojë, nga të shtënat i plagosur mbeti edhe punonjësi i këtij karburanti, kushëriri i shqiptarit, Juxhin Bajrami. Ai mori 3 plumba, në kokë e gjoks. Ndërkohë, në pamje shihet se si autori është i maskuar. Ngjarja në fjalë ka shkaktuar panik të punonjësit e karburantit, të cilët janë munduar t’i shpëtojnë plumbave.
Disa minuta më pas, mjeti i autorëve, tip “BMW” u gjet i djegur. Ai rezultoi i vjedhur rreth 1-muaj më parë, në Glifadha. Shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar më herët për vrasje në zonën e Kipselit dhe trafikim kokaine. Për këtë krim, shqiptari ende kishte detyrim paraqitje në Mykono. Dyshohet se 37-vjeçari i kishte borxh disa personave, vlera e së cilës përllogaritej diku te 200.000 euro.
/b.h