Në mbledhjen me 71 kryetaret e degëve të PD, kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi si detyrë kryesore është që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit.
Qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës, ka theksuar kryedemokrati në fjalën e tij.
“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojnë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund.
I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që i po i bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj”, -tha Basha./m.j