Rezarta Alibeaj, drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ku mësonte 8-vjeçari Mateo Vasiu është shprehur e tronditur për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Grecalli.
Për mediat, Alibeaj ka folur shkurt dhe ka thënë se të gjithë janë të tronditur. Ajo tregon se Mateo ishte një fëmijë i shkëlqyer dhe ishte në klasën e tretë.
“Një ngjarje e rëndë, një ngjarje që ka tronditur të gjithëve. I shprehim ngushëllimet familjes për humbjen e engjëllit të tyre. Ju lutem na mirëkuptoni. Mateo ishte në klasën e tretë, ishte një fëmijë i shkëlqyer”, tregon drejtoresha e shkollës “Thanas Ikonomi”.
/a.r