Policia e Tiranës finalizuar sot operacionin “Kamuflimi”. Në pranga ka rënë pronari i një dyqani, i cili shiste armë zjarri me leje, por duke shfrytëzuar licencën fuste në vend dhe armë kontrabandë dhe i shiste pa i regjistruar.
Autoritetet njoftojnë se është arrestuar Ylli Osmanaj, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjatë operacionit policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.
/a.r