Banorët e fshatit Gracilli në Fier shprehet të shokuar nga ngjarja makabre që ndodhi një ditë më parë, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau 8-vjeçarin Mateo Vaslliu.
Banorët thonë se duhet rikthyer dënimi me vdekje, por shkojnë dhe më në ekstrem duke u shprehur se Çalamani duhet të digjet me benzinë.
“Aty ta varim mu aty, jo ta varin por t’i vëmë benzinën. Ishte njëri i mirë punëtor, nuk ishte njeri problematik. Por si e ka patur hallin ata e dinë. Po s’ka ligje, prokurorët dhe gjykatat janë të korruptuar të tërë. Ai duhet të digjet me benzinë, duhet të kthehet ligji”, shprehet një prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër thotë se Çalamani është rritur jetim dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike.
“Ai është rritur pa nënë, pa baba. Ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, kush i jepte bukë. Nuk kemi për çfarë të flasim më shumë, nuk kishte pse ta merrte atë fëmijë përveç se përdhunim, por të flasë ekspertiza”, tregon ai.
Ndërsa një i moshuar me lot në sy shprehet se ngjarja e djeshme e ka tronditur shumë.
“Ai është një njeri jashtë njerëzimit, unë habita. U llahtarisëm. Duhet të kthehet dënimi me vdekje. Me bindje të plotë jam për atë”, tha banori.
/a.r