Në fshatin Greçalli të Fierit ka pllakosur zia! Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, e nga dëshmitë e tyre kuptohet se mbase vrasja makabëre të miturit, ishte e paralajmëruar.
Një banore e fshatit shprehet se autori, Klodian Çalamani, 38 vjeç, i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat.
“Jemi tronditur shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë”, tha ajo.
Ata kërkojnë drejtsi për vogëlushin, jeta e të cilit u ndërpre në mënyrë makabër.
“Ne duam që ai të varet, jo burg të përjetshëm, djali jonë nuk vjen më”, thotë një banore.
“Ça t’i lërë shteti këto lloj mostrash? Lihet ai në burg? Ai është monstër”, shprehet një tjetër.
g.kosovari