Detaje të reja tronditëse nga krimi makabër ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu fqinjin e tij, 8-vjeçar, e vrau me lopatë dhe më pas e groposi pranë shtëpisë në oborr. Por si u zbulua?
Një burim nga grupi hetimor tha se 38-vjeçari ka qenë që në fillim të shënjestër të grupit hetimor nisur nga e kaluara e tij, pasi disa vite më parë kishte rrëmbyer një vajzë.
Ai është shoqëruar duke u marrë në pyetje. Fillimisht nuk ka pranuar asgjë, por hetuesit e kanë “gozhduar” duke e detyruar që të pranojë krimin dhe të tregojë se ku e kishte fshehur trupin e fëmijës së mitur.
Motivet që e shtyn drejt këtij akti nuk i ka rrëfyer ende. “Ky është shteti, çfarë me bërë, tani ka ndodhur? Të varet si qen. Nuk e di nëse kanë pasur konflikte. E mora vesh në telefon nga motra” tha daja i viktimës, që sapo ishte kthyer nga Italia./m.j