Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot foltoren e radhës në Fushë-Krujë, nga ku paralajmëroi kreun e qeverisë Edi Rama.
Berisha tha se Rama duhet të kujtohet mirë se ka zyrë dhe seli partie dhe duhet të jetë i bindur që nuk mund ta mbajë kurrë peng PD-në dhe kryetarin e saj.
“Jemi për ti thënë Edi Ramës, për ti dhënë ultimatum Edi Ramës nga Fushë-Kruja, mos mendo se mund të konfiskosh shtëpinë e demokratëve në Tiranë.
Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie, dhe i bindur të jesh ti se nuk mund të mbash kurrë peng selinë e PD-së me peng-kryetarin. Ndaj dhe të heqi dorë nga lojërat e turpshme, primitive, me pluralizmin shqiptar”, tha Berisha.
“Edi Rama erdhi në pushtet duke bashkuar qelbësirat e të gjitha llojeve, ne do të bashkojmë kontributet e njerëzve punëtor, atdhetar, që duan interesin kombëtar.
Njerëz që nuk përkulen, që sic përmbysën diktaturën komuniste të përmbysin narko-shtetin në Shqipëri”, shtoi ai./m.j