Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend është ndalur tek akuzat për gjuhën e përdorur në seancën plenare.
“Mbase do mbahen mend për ca kohë për degradimin e rëndë të gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor një zanafillë nga fjala ime e ndje për detyrë që të sqaroj edhe për opinionin publik se e zbardhur literalisht ajo që thashë fjala : Pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat megjithëse ti jep si balonë tabakë.”
Është e paimagjinueshme teksa një metaforë kthehet dhe një akuzë pas saj vazhdon një lumë i tërë sharjesh deri edhe turrjesh për grushta duke turpëruar edhe parlamentin.
Duke qenë se kjo nisi nga zonja Tabaku e cila bëri edhe një replikë ku metaforën time që kishte lidhje me shifrat “si balonë Tabake” gjë që e kthjellova duke thënë që është lloji i balonës dhe duke qenë se edhe më tutje Tabaku u ankua se kjo na qenka një trend.
Unë kam ardhur këtu me një prej vendime të Gjykatës që ka të bëjë me zonjën Tabaku dhe e kam sjellë për të thënë se ka një ndryshim mes retorikës , oratorisë metaforave dhe mes sharjeve shpifjeve apo akuzave me sfond për individin. Janë ndryshime shumë të mëdha sepse ndryshe kthehemi në kohëra shumë të errëta”, tha Rama./m.j