Pak para zgjedhjeve kombëtare të së dielës, disa foto të publikuara të ish-kryeministrit bullgar po bëjnë bujë të madhe në rrjet.
Fotot e tregojnë të shtrirë në krevat me pistoletë dhe prezervativ në komodinë dhe tufa mijëra eurosh në sirtar.
Kryeministri bullgar Boyko Borisov, partia e të cilit GERB “përfundoi” e dyta në procesin e fundit zgjedhor, është përballur edhe një herë me publikimin e një grupi të ri fotografish, në mediat dhe rrjetet sociale bullgare, që e paraqesin atë në momente private në dhomën e tij të gjumit.
Sipas mediave të huaja, foto të ngjashme u postuan nga një përdorues anonim i internetit dhe pak kohë më parë duke shkaktuar një krizë politike në vend dhe një debat të nxehtë midis Borisov dhe Presidentit Rumen Radev, një kundërshtar i ashpër politik.
Në fotot e vitit 2020, Borisov përshkruhej duke fjetur në shtratin e tij, duke mbajtur një revolver në komodinë, si dhe tufa me kartëmonedha 500 euro dhe shufra ari në sirtarin e hapur. Në të njëjtën kohë, kishin dalë video të rrjedhjeve nga rezidenca e kryeministrit. Studimi i hijes në foto ka bërë që ekspertët të flasin për një grua që mediat bullgare e cilësojnë si “Mata Hari”.
/b.h