Pas përplasjes me Braçen, merret masë disiplinore ndaj Ervin Salianjit.
Sakaq, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit për ta përjashtuar nga seanca plenare deputetin Ervin Salianji.
“Në atë foltore nuk është lënë gjë pa thënë për të gjithë ne këtu, duke filluar nga Kryeministri dhe të gjithë ne të tjerët. Ju nuk mund të ndëshkoni me masë disiplinore pa hetuar më parë. Të hetohet kush e ka bërë këtë gjë”, tha Rushaj.
/b.h