Jemin Gjana, ish-deputet dhe ministër në qeverisjen e Sali Berishës, aktualisht kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-ministrave që tashmë janë në krah të ish-kryeministrit në “Foltore”.
“Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti Banesave, ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë” tha ai.
Aldo Bumçi i kërkoi që të fliste me emra konkretë. “Dhe me kë e ke ti këtë? Se këtu vetëm unë jam ish-ministër këtu”.
“Mos më ndërprit” i tha Jemin Gjana.
Në këto momente tensioni, një burim i tha “ABC”-së se për t’i ndarë Gjanën dhe Bumçin ndërhyri Gazment Bardhi dhe Strazimiri.
Mbledhja e Kryesisë së PD-së që vijon prej orës 16:00 të pasdites së sotme.
Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet 7 ditë më pas në 18 Dhjetor./m.j