‘Hipokritët dhe të paaftët ngrenë gjithmonë kurthe po kjo nuk do të thotë se duhet të na ikë buzëqeshja dhe dëshira’.Kështu u shpreh Rita Petro gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
Teksa fliste për luftën brenda profesionit, komentet negative apo edhe diferencat mes dy kohëve, komunizëm e demokraci, poetja ndalet edhe tek spiunët.
E pyetur nga Ermali nëse janë shqiptarët ende të lidhur me spiunllëkun, ajo pohoi se e ndjen shumë këtë fenomen. Në këtë panoramë kaotike të shoqërisë shqiptare, ku ngjarjet e tmerrshme që lidhen me seksin tërheqin vëmendjen mediatike, a do ishte e udhës të kishte shtëpi publike?
“Unë nuk e gjykoj fare shtëpinë publike. Mendoj se në një vend kaq të vogël si ne, je një mjedis që mund ta quash akoma provincial. Ajo gjë mund të të krijojë akoma më shumë problem se ti e njeh, kush do jenë këto vajza, do importohen apo si. Mund të krijojnë më shumë probleme shtëpitë publike”./m.j