Vendimin e Lulzim Bashës për të mbajtur një Kuvend të PD-së në 18 dhjetor, Fatbardh Kadilli e cilëson personal.
Në studion e emisionit ‘Kontrast’ ai tha se pavarësisht kësaj lëvizje politike, e nevojshme për demokratët është që të mbahet një Kuvend i përbashkët.
“E thamë se kemi të bëjmë me dy autokratë. Me këto vendime, do të kemi dy Kuvende, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës. Por jo një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të demokratëve ku të kishtë përballje” – tha Kadilli.
I pyetur se në cilin Kuvend do të shkojë ai vetë, Kadilli tha:
“Unë nuk do të braktis asnjë delegat. Do të shkoj tek të dy Kuvendet. E kam thënë se duhet një kuvend për të bashkëbiseduar si qytetarë. Sepse shoqëria ka zhvillime të tjera që duan një debat. Nëse do të diskutohen këto, do të ishte një fitore për PD. Por unë do të shpall të vërtetën time me të cilën besoj se janë shumica e demokratëve. Basha duhet të iki se është humbës. Berisha nuk ka pse të rikthehet sepse është i mundur” – tha Kadilli.
/a.r