Zv/kryeministrin, njëherazi ministër i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit 2022, ka renditur prioritetet kryesore të qeverisë.
Ahmetaj është shprehur se kolegët e opozitës në vend që të diskutojnë lart e poshtë gjëra që nuk janë të nevojshme, është e rëndësishme që të japin ide dhe të jenë sa më bashkëpunues në përmirësimin e hartimit të buxhetit.
Ndër të tjera ai është shprehur se buxheti i 2022, është më i miri i 30 viteve ndaj është e rëndësishme të theksoj se meritë kryesore për këtë është ruajtja e investimeve publike dhe në kohë pandemie.
“Të gjithë ato që merrni ju dhe ne referencë, thonë se rritet 17.8%, punësimi dhe pagat po rriten, pavarësisht nga ato që thuhen nga ju. Edhe këtë vit do të vijojë rritja e pagave që nga 40%, për mjekët dhe infermierët. Investimet a po vazhdojnë, patjëtër , ju që jeni ekonomistë e dini çdo të thotë balanca koherente është diferenca mes investimeve dhe deficitit. 94% e shërbimeve janë online, financat publike po stabilizohen, po. Në kohë si këto ato që i njohin financat publike është se gjëja e parë është zgjerimi. Ne e thamë se do të bëjmë këtë për tu ringritur sa më shpejt, jemi të parët në rajon, a mund të ngriheshim më shpejt janë të gjithë që ne jemi gati ti debatojmë.
Kryefjalët e këtij buxheti është shërbimi i qytetarëve, në çdo zyrë, mandati i tretë është një mandat për ndryshimin dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe për sipërmarrësit. Në vend që të vini dhe të diskutoni për metodat e lehtësimit të procedurave ju vini dhe theksoni se paratë shkuan këtu dhe atje. Për çfarë oligarkësh flisni, pasi nëse do të ishin ato në pushtet taksa e biznesit të vogël nuk do të ishte zëri. Infrastruktura kritike është një tjetër kryefjalë, jam dakord të flas, pse nuk e kemi bërë unazën e Tiranës ju dhe ne, do të thoja e drejtë nuk na lejuan financat publike, por tashmë jemi gati ta mbarojmë. Llogaraja, bashkon dy Shqipëri, rivierën me pjesën tjetër, e kishit menduar jo se kishit menduar, e bëjmë bashkë se fitojnë ato që kanë votuar për ju dhe për ne. Aeroportet, portet, patjetër duhet të diskutohen, duhet i vogël, i madh, ndërkombëtar, hajde të diskutojmë se ka dhe nga ju që keni dhe shumë të mira. Buxheti është më i miri 30 viteve pasi, arritëm mos të ulim investimet publike dhe në kohë krize, ndihmën sociale”, ka thënë ai.
g.kosovari