Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Rama ishte kreu i PD-së Lulzim basha i cili i kërkoi kryetares së Kuvendit që mos të ndjekëstandarte të dyfishta në këtë sallë.
Sipas kryedemokratit është herë e disatë që fyen Opozitën dhe kush fyen. Basha iu drejtua Ramës kujdes kur matesh me ne, jemi gjeneratë tjetër ne, vijmë nga botë tjetër.
“Para se të përgjigjem me shifra, jo nga tigri i gënjeshtrave, dua të them që zonja drejtuese e kësaj séance se nuk duhet të ndiqni standarte të dyfishta në këtë sallë. Është herë e disatë që fyen Opozitën dhe kush fyen. Zonja në fjalë që fyeve është doktoreshë shkencash kur ti bridhjeve urave të Parisit, kujdes kur matesh me ne, jemi gjeneratë tjetër ne, vijmë nga botë tjetër. Këtu na ka sjellë dëshira për të përmirësuar Shqipërinë. Je gropa e Hajdin Sejdisë, ata që të takojnë s’t’i thonë këto gjëra për etikë. Ti je bosh, ti je bosh je një zero nëj hiç dhe dëshiron të merrem 20 minuta me ty. Të tillë të ka prodhuar vetvetja. Ti je taksa e shpagesa për mëkatet e etërve tanë dhe për Partinë Demokratike, për një pjesë“, tha Basha.
g.kosovari
Te shohim kush do te dale, 11 dhjetori po vjene!