Kryeministri Edi Rama iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, se ka probleme me shifrat. Rama ndau shifrat e tabelës së Eurostat, duke shtuar se varfëria në kohën kur PD ishte në pushtet ishte mbi 40%.
“Ditë tjetër nuk do ia vlente fare replika se është e njëtja pllakë gramafoni që rrotullohet. Sot ia vlen, së pari kjo është tabela e EUROSTAT, asnjë lidhje me qeverinë me masakrën zgjedhore, asnjë lidhje me PPP, dhe sipas saj, Shqipëria që e keni bërë rrogoz sa herë hapni gojën, në tabelën e renditjes për varfërinë e vitit 2019, sepse janë ato të dhëna, renditet jo me 50% e 60% varfëri, ka qënë në kohën tuaj që ishte mbi 40%. Renditet me një grup së bashku me Turqinë, 22.4, Letonia 22.9. Shqipëria, 23, Serbia është 23.2, pra pas vendit tonë, Mali i Zi 24.5, me shifrat e EUROSTAT, lulzim, ti me shifrat ke problem fiziologjik, ta kam thënë pse thua 50% të varfër, bëhu dhe vetë i varfër se nuk e ke problem të bësh sikur, po e vërteta është kjo. Sikur është e vërteta që shifrat dhe në kohën tuaj ishin në fund, dhe të armëmbajtjeve pa leje në stadium”, tha Rama.
g.kosovari