Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte disa prej pikave kryesore të Buxhetit 2022, u ndal tek projekti për dixhitalizimin e shërbimeve për qytetarët.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë shprehu ambicien për të zhdukur të gjitha sportelet e administratës dhe kthimin e të gjitha shërbimeve online.
Sipas tij, kjo do të reduktonte në maksimum rradhët e gjata për qytetarët si dhe do të ulte rryshfetin brenda administratën publike.
Rama bëri të ditur se me sportele do të funksionojnë vetëm ato shërbime që kërkojnë prezencën fizike të qytetarëve.
“Ka shumë konfuzion dhe teori por thelbi është që çdo shtet, që nga ato më të zhvilluara, kanë tradicionalisht disa prej shekujsh e dekadash, zyrat e marrëdhënieve me publikun, me qytetarët. Të cilat janë zyra që në pjesën më të madhe, siç kanë funksionuar me letra. Platforma i ka çuar këto marrëdhënie në ndërveprimin online duke siguruar dhe një monitorim dhe kontroll në të gjithë administratën në raport me ligjshmërinë e qytetarëve që çojnë ankesa dhe adresojnë shqetësime. Duke garantuar një bazë edhe njësia antikorrupsion, ka hyrë në një fazë të re.
Ajo çka ne do të garantojmë në vijim, dhe është ambicia e këtij mandati, është të sigurohet jo vetëm mbyllja e sporteleve që ofrojnë shërbime me rradha dhe kontakte të drejtëpërdrejta me punonjësit e administratës ku futet dhe ryshfeti e vonesa, por të garantojmë që qytetari të bëjë kërkesën dhe i gjithë dokumentacioni mbështetës për të marrë një certifikatë, të garantohet brenda sistemit të digjitalizimit të shtetit. Një qytetar mos të shkojë në 17 zyra për të marrë një dosje. Kadastra digjitale është në një proces të avancuar. E dimë se çfarë marrëdhënie është çështja e marrjes së letrave të pronësisë, me dixhitalizimin përfundimtar, dhe Kadastra do të aksesohet online dhe do jetë pa sportele”, tha Rama.
g.kosovari