Komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi ka deklaruar para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, se pas zgjedhje të pëtgjithshme në Bullgari, Bashkimi Europian pret progres të shpejtë për hapjen e negociatave zyrtare me Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut “ Takimi i sotëm i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian përbën një ditë të ngarkuar në Bruksel. Ne do të diskutojmë për temën e Ballkanit Perëndimor.
Siç e dini, rajoni i iBallkanit Perëndimor nuk lidhet vetëm me politikën e zgjerimit, por edhe me asocimin e tyre me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Ne duhet të ecim perpara me politikën e zgjerimit, që është insttumenti ynë më i fortë.
Pas zgjedhjeve në Bulggari, ne shpresojmë që të shohim një progres të shpejtë lidhur me qasjen për Maqedoninë e Veriut. Ne jemi gati të ririmarrim punën shumë shpejt dhe të finalizojmë çështjen e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine këtë vit.
Nga ana tjetër, elemnti tjetër i fuqishëm është plani ekonomik dhe investimeve në Ballkanin Perëndomor. Ne duam ta zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur kete plan » është shprehur Oliver Varhelyi./ abcnews/
/b.h