Fermerët e Lushnjës kanë vijuar me këmbënguljen për të marrë një zgjidhje për problematikat e tyre lidhur me mbështetjen e munguar nga qeveria dhe munges e tregut për të shitur prodhimet e tyre bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfuduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur stoqe nëpër magazina.
Ndërkohë, në vazhdën e reagimeve ndaj indiferentizmit të qeverisë, fermerët kanë thirrur një protestë paqësore e cila do të mbahet ditën e hënë më datë 15.11.2021 në orën 11:00- 14:00 në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.