Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, janë shoqëruar gjatë këtyre 30 viteve me polemika. Një nga çështjet më të nxehta që vijon ende të diskutohet pavarësisht morisë së dokumentëve që kanë historianët tanë është ajo e rolit të Ballit dhe Legalitetit gjatë Luftës.
Në kuadër të rishkrimit të “Historisë së shqiptarëve”, historiani Paskal Milo, shpjegon se cila dorë i bën hije, dokumentacioneve të pakontestueshme të historianëve, që flasin për kolaboracionizëm me pushtuesit.
Trajtimi i historisë së Shqipërisë, veçanërisht sa i përket kalimit nga lufta e Dytë Botërore në vendosjen e regjimit komunist bëhet kompleks.
Protagonistët e Lëvizjes Antifashiste që mbrojtën vendin nga pushtuesit, shndërrohen në autorë të krimeve të rënda, duke vendosur një nga regjimet totalitare më të egra.
Historiani Paskal Milo shpjegon si do të trajtohen këto figura në “Historinë e shqiptarëve”, duke cekur rastin e Mehmet Shehut./m.j