Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Astirit aty ku aktualisht po nxirren trupat e dy personave që u vranë mbrëmjen e sotme.
Siç shihet edhe në videoja, mjekët ligjore, me një çarçaf të bardhë kanë rrethuar vendin ku do të dalin trupat, në mënyrë që qytetarët e grumbulluar në atë zonë, të mos kenë fushëpamje. Erigers Mihasi 32 vjeç ishte shofer në “Audi”, ndërsa Armando Dumani, 40 vjeç, ishte pasagjer.
Ata u qëlluan në një kryqëzim në Astir, në momentin që po prisnin që semafori të pulsonte ngjyrën jeshile, pa e ditur që krah tyre ishin vrasësit. Makina e autorëve është gjetur e djegur në Thumanë dhe është sekuestruar./m.j