FOTO/ Si u vranë dy viktimat që ishin në Audi nga një mjet në lëvizje. Identifikohet një nga viktimat (EMRI)

Media ka siguruar pamjet e para të makinës tip “Audi” të cilës iu derdhën pak minuta më parë dhjetëra plumba në zonën e Astirit në Tiranë.

Si pasojë e atentatit, kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si Eriges Mihasi, 40 vjeç, i cili njihet si person me precedent penal. “BalkanWeb” raportoi se të shtënat kanë dalë nga një mjet në lëvizje, e pas atentatit, mësohet se makina është larguar drejt “Ish Shqiponjës”.

Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.

Ndërkohë, zona duke qenë se është mjaft e populluar, ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com