Rajoni ynë ende është nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore antciklonike që vijnë nga Evropa lindore, ndërsa masat ciklonike gjenden në Mesdhe dhe me dobësimin e anticiklonit kontinental evropian mund të kemi depërtimin e një sasie lagështie nga Mesdheu. Si pasojë Shqipëria pritet të përfitojë reshje shiu, por jo tërë territori i saj. Më së paku reshje priten në juglindje të vendit ku mund të mos ketë asnjë pikë shiu.
Riga lokale nesër priten edhe në Kosovë sidomos në jug dhe perëndim të vendit, por nuk priten reshje të mëdha dhe reshjet nuk do të zgjasin shumë, madje në disa rajone nuk priten fare reshje.
Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta të hënën për shkak të erërave nga lindja dhe verilindja.
Nga e hëna përsëri kryesisht pa reshje në tërë rajonin, ndërsa gjendja sinoptike do të vazhdojë të jetë e njëtjë, me masa ciklonike në Mesdhe dhe masa anticiklonike në Kontinent. Masat ciklonike nuk pritet të arrijnë të depërtojnë tek ne deri afërsisht dita e enjte ose e Premte kur pritet të kemi një front të ri nga veriperëndimi i Kontientit. Ky front mund të fuqizojë masat ciklonike në det dhe të dobësojë masat anticiklonike në tokë dhe si pasojë mund të kemi reshje pak më intensive aq shumë të nevojshme këto ditë në territoret tona. Pra, e kemi fjalën për të enjtën ose të premtën. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që fjolla bore të kemi edhe në disa vise të ulëta në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Me kalimin e ditëve ne do tju mbajmë të informuar për të rejat më të fundit për evoluimin e gjendjes sinoptike./MeteoBallkan