“Këtu në Pustec, në cilësinë e drejtorit të Kadastrës vij për herë të parë. E kisha të vështirë ta bëja, sepse në tetë vite të Berishës dhe tetë vite të kësaj Qeverije, këtu nuk ishte bërë asnjë legalizim. Arsyeja ka qenë mungesa e detajimit dhe ndarjes së zonave të mbrojtura nga zonat urbane të Parkut të Prespës. Tashmë që bashkarisht me Bashkinë e zgjidhëm këtë ngërç, në kohë rekord ja dolëm të mbyllim procesin e legalizimeve për 160 objekte informale që ndodhen brenda vijës së verdhë”, “Ballkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra të tilla që avancojnë ekonominë e zonave të minoritetit dhe ndihmojnë në integrimin e zonave kufitare” tha Lame.
Drejtori i Kadatrës tha se sfidë dhe prioritet për këtë zone, në vijim do të jetë regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.
Pjesë e ceremonisë u bë edhe legalizimi i kishës së Kryeëngjëllit, në qendër të Pustecit, kishë kjo e rindërtruar e re nga themelet. Kujtojmë këtu që shumica e objekteve të kultit në vend, për të katërta komunitetet fetare, kalojnë përmes procesit të legalizimeve, pasi janë ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit pa leje ndërtimi të rregullt.