Arjola Demiri është një nënë beqare prej shumë vitesh tashmë, që pas divorcit nga ish-bashkëshorti. Aktorja e humorit ka rrëfyer herë pas here detaje nga jeta private në shtëpinë e “Big brother VIP” që askush nuk i dinte.
Së fundmi, Demiri vendosi të tregojë momentin e parë kur e ka takuar ish-partnerin. Ajo tha se nuk dëshironte që ta takonte, por ishin persona të tjerë që e imponuan. Fakti që ishte vetëm 20 vjeç, bëri që ajo të mos mendohej shumë dhe të shkonte në drekën e organizuar për ata të dy.
“Kur e kam pa ish-burrin tim për herë të parë, kam dasht me ik me vrap. Për Zotin, kam dasht me ik nga dreka me vrap. Ma imponuan takimin. Jo me zor, se unë me zor s’kisha shku fare, por në një farë mënyre ma imponuan. ‘Hajde në drekë se do të të njohim me njërin”. Isha 20 vjeç o goce, kot tani. Doja që dhe mua të ma bënte ‘bam’. Edhe takimin e dytë ma kanë imponuar. Por në takimin e dytë nuk erdhi ai që ishte në tavolinë, por erdhi dikush tjetër”,- tregoi Arjola gjatë kohës që po fliste me Kledin dhe me Beniadën ën oborrin e shtëpisë.
Gjatë kësaj jave u aludua se aktorja ka një pelqim per Kledin. Kjo u evidentua nga disa banorë në shtëpi në momentin që ish-futbollisti zgjodhi Beatrix Ramosajn në takimin romantik dhe jo Arjolën. Pavarësisht se aktorja tha që ndihet shumë më e lumtur që Kledi e zgjodhi si aleate për lojën në çift, ishte e vështirë të fshihte “xhelozinë”.
Kledi nga ana tjetër tha se e vlerëson shumë Demirin, por vetëm si shoqe dhe asgjë më shumë se kaq. Ai pranoi se e dashuron partneren që ka jashtë “Big Brother VIP”, pavarësisht se ka një pëlqim për Beatrixin.
Ai tha se ndihet konfuz dhe se ka nevojë të qartësojë mendimet për të vendosur nëse do ta çojë lidhjen me Paulën në një tjetër nivel, apo do të tërhiqet dhe do të ndahet nga ajo pas gjashtë vitesh bashkëjetesë./m.j