Policia e Tepelenës ka vendosur në pranga një 20-vjeçar nga Tirana. Ky i fundit, teksa ishte duke udhëtuar me emigrantë të paligjshëm në makinë, nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për kontroll.
E teksa përpiqej të arratisej, mjeti me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Tepelenë. Si pasojë është dëmtuar vetë 20-vjeçari, pasagjerja shtetësia E. B dhe tre emigrantët të paligjshëm që po transportonin.
Të 5 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër.
Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Arrrstimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja, shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.