Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 persona të infektuar me virusin.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me sëmundjen një qytetarë. Sa i përket të shëruarve në 24 orë ato janë 13.
Njoftimi i plotë:
13 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.
Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.