Analisti Besnik Mustafaj, këtë të premte i ftuar në studion e ABC Live ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, ku pritet që më 11 dhjetor të mblidhet dhe kuvendi i thirrur nga ish kryetari Sali Berisha.
Mustafaj në fjalën e tij është shprehur se reagimi i Bashës tregon se ai ka frikë nga një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit,
Sipas tij gjuha e përdorur nga Berisha ka qenë politike, ndërsa kjo që përdor Basha është për mbrojtje personale, pasi nëse do të kishte vërtet prova siç dhe shprehet duhet që ti bëjë publike ato për demokratët dhe për opinionin e gjerë publik.
“Për mua kuvendi do të tregojë se kush është i vërtetë apo jo. delegatët do të jenë në sallë dhe do të jetë e lehtë që të numërohen. Paloka detyrohet që ta bëjë këtë për të sqaruar demokratët dhe opinionin publik për të treguar se delegatët ekzistojnë. Nuk shikoj një përqendrim të madh energjisë për të përgënjeshtruar deklaratat e Bardhit apo ndonjë tjetri, por qëndrim shikoj nga Basha i cili po përdor teknikalitete për të kundërshtuar.
Berisha në foltore ka folur politikisht gjithë kohën, duhet dhe gjuha e Bashës duhet të ishte e tillë, por atij i mungon një gjë e tillë dhe është në një mbrojtje pasi ka frikë.
Ky është një puc që është krijuar nga Rama dhe nga Berisha vijmë te sjellja e Bashës pasi në këtë moment ai me një përvojë 8 vjeçare në krye të PD-së në momentin që thotë se ka provat duhet që ti bëjë publike për ne demokratët dhe opinionin publik për ti kuptuar më mirë këto. PD-ja me zhvillimet e saj ka zënë qendrën e skenës politike të opinionit publik”, është shprehur Mustafaj.
“Unë si ambasador shumë i vjetër në profesion se ajo është një deklaratë joreale, pasi nuk përcaktohet nga jashtë dhe nuk është e lejueshme që SHBA të ndërpresë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me PD që përfaqëson minimum 40% të shqiptarëve. Por nëse PD fiton zgjedhjet çfarë do të bëjë SHBA. Unë nuk njof asnjë precedent, por unë di se dhe DASH ka shumë kritika për parti të ndryshme në vende të ndryshme por në asnjë moment nuk ka ndërprerje marrëdhëniesh. Unë shikoj një tifozllëk të ambasadores ndaj Bashës”, ka thënë ndër të tjera analisti.
/a.r