Kanë mbërritur në Komisionin Hetimor Parlamentar përgjigjet e institucioneve për zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmin e bën të ditur deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila thekson se përkundër shfaqjes së deputetëve të opozitës, përgjigjet kanë mbërritur në përputhje me afatet ligjore. Gjylameti thekson se ajo që ka frikë nga zgjedhjet është PD .
“Shfaqjes së radhës të Alibeajt i erdhi fundi . Pavarësisht volumit të madh, në përputhje me ligjin kanë mbërritur përgjigjet e institucioneve mbi pyetjet e drejtuara nga kolegët e opozitës. Por, ndërkohë në Sekretarinë e Komisionit nuk rezulton të ketë mbërritur përgjigja e PD-së që valëviste Alibeaj dje. Përse PD ka frikë të përgjigjet se kush e ngriti dhe si i merrte urdhrat gjatë zgjedhjeve të 25 prillit struktura paraushtarake në Elbasan? “, thekson Gjylameti.
Deputetja socialiste nënvizon se kërcënimi i institucioneve nuk është zgjidhje, por vetëm sa nxjerr edhe më shumë në pah farsën e përpjekjeve të Lulit për t’u fshehur nga e vërteta .
“Sikurse verifikimi paszgjedhor i KQZ-së tregoi, ajo që ka frikë vërtet nga zgjedhjet është opozita dhe drejtuesit e saj të cilët kanë pësuar dhe humbjen e 4 rresht”, shprehet deputetja Gjylameti.
/b.h