Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjet kriminale në këto ditë të para të vitit 2016. Në një postim në Facebook, deputeti Gent Strazimiri shkruan se në Shqipëri kanë mbetur 8 viktima, numër që sipas tij na bën t’ja kalojmë edhe vendeve në luftë si Siria e Iraku.
Ja postimi i Strazimirit:
Në këtë fillimviti Siria e Iraku “e bënë pushim”, nuk u vranë, ndërsa Afganistani e mbylli me vetëm 3 viktima…
Shqipëria 8 të vrarë deri tani! Gjithkush ka frikë në këtë vend veç … krimit…
Mbase ngaqë krimi nuk “lëshon kupon tatimor”, as është “debitor ndaj OSHE”… pse ta ngacmojë policia?!
Deklarata e MPB “model 1982”: plastë hasmi, kush flet “na ka halë në sy”…
Ky është HYQYMET jo SHTET!