Policia e Durrësit ka arrestuar të riun Ermal Kadriu, 23 vjeç, pas aksidentit që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku për pasojë humbi jetëm shoku i tij Gerald Hysa.
Kadriu humbi kontrollin dhe u përplas me një plep.
“E. K., 23 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi G. H.
Gjatë verifikimi të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Durrësit.
/a.r