115 vjet burg në total ka dhënë këtë të enjte Gjykata e Posaçme për 15 persona, të akuzuar për trafik droge.
Dënimet variojnë nga 3.4 vite deri në 10 vjet.
Dënimet
Sokol mesini 10 vite
Enkeledi Sadik 8 vite
Kristo cobaj 8 vite
Hysni sadik 6 vite
Bektash zenel 6 vite
Andrea caca 9.4 vite
Besjan zenel 8 vite
Bilbil shqalsi 8 vite
Eljon jaho 8 vite
Emiljano Kalemi 8 vite
Aleksander Pepi 8 vite
Festim Çorbaxhi 8 vite
Gjergji Muke 3.4 vite
Romeo Tare 3.4 vite
Rexhep Pipek 8 vite
Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin grupet kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.
Hetimi u finalizua me operacionin e fundit policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë).
Megaoperacioni u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.
g.kosovari