Kryetari i PD, Luzim Basha, ka folur për mediat një ditë pasi në selinë blu u depozituan 4200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Basha i bëri thirrje Berishës që të mos harxhojë energjitë e demokratëve.
Ndër të tjera Basha tha: “Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, për demokratët në një kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend.
Ajo që kam thënë këtu është që asnjë kuvend dhe asnjë institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane. PD nuk do të kthehet në bunker për hallet personale të Sali Berishës.
Regjimi i Edi Ramës mbështetet në trekëndësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD. Kam vetëm një thirrje dhe ftesë për Berishën.
Nuk i kishe firmat dhe nuk i dërgove sipas rregullave. Boll harxhove energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën”.
/a.r