Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me përplasjen e dy automjeteve në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqyet, ku humbën jetën dy persona, ndërsa shoferi, Emirjan Doko, që shkaktoi aksidentin, ndodhet në spital.
Braçe vuri theksin te indiferenca e punonjësve të policisë, duke qenë se lëvizja në orën kur u shkaktua aksidenti, është e ndaluar për shkak të orës policore. Por jo vetëm kaq, Doko, drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe u fut me semafor të kuq, shkelje këto që ndëshkohen në çdo orë të ditës.
Reagimi i Braçes:
Per qartesi;
Ne qarkullim ne ore 3.20 te mengjesit, pra nen ndalimin e ores policore;
I dehur, pra i sapo cuar nga ndonje mejhane e hapur edhe pse nen ndalimin e ores policore;
Me shpejtesi, pra i ndaluar ne cdo ore te dites, ne oren policore i ndaluar fare fare;
Vijon rrugen me semafor te kuq, pra i ndakuar ta bej ne cdo ore te dites, ne oren policore nuk duhet te levizte fare fare;
Atehere:
KJO ESHTE VRASJE E QELLIMTE E DY SHTETASVE!
Ne ane tjeter;
KAQ SHUME SHKELJE LIGJI, PO POLICIA KU ESHTE NE MES TE TIRANES?!
E fundit;
NUK LUFTOHET PANDEMIA ME GJASME, HEM SI SEMUNDJE INFEKTIVE, HEM SI PANDEMI E PALIGJSHMERISE, HEM SI PANDEMI E VRASJEVE NE RRUGE!
/a.r