Nga Ylli Pata
Evi Kokalari u bë e njohur në televizionet shqiptare gjatë periudhës së tërmetit, kur ajo ndikoi që të mbledhë ndihma për t’i dërguar në Shqipëri.
Një aspekt që i dha një reputacion publik për në Shqipëri. Por në kohën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, zonja Kokalari u përfshi fort pro Donald Trumpit në komunitetin shqiptar, së bashku me Richard Grenellin e shumë emra të njohur të atij komuniteti.
Problemi ishte se si Kokalari, ashtu edhe Grenell, nuk duhej të bindnin shqiptarët e Nju Jorkut, pasi ky shtet në zgjedhje presidenciale është totalisht pro democrat, por lufta ishte në Muchigan ku ishin shqiptarët,. Kurse Grenell u përqëndrua në Wisconsini ku ishin serbët.
Në një shkrim që bëra gjatë kohës së fushatës presidenciale komunikova me disa njohës të situatës së komunitetit shqiptar në shtetin e Michiganit, e ku doli se si Grenell, ashtu edhe zonja Kokalari nuk do të arrinin të përmbysnin rezultatin. Në zgjedhjet e vitit 2016, atje fitoi Trump, por në 2020 votat i mori Joe Biden.
Pas atij zhvillimi Evi Kokalari nuk se përfaqëson asnjë emër të rëndësishëm të Partisë Republikane në SHBA, as një emër të komunitetit shqiptar në SHBA. Edhe pse ai komuitet nuk është më si dikur, është më i ndarë se asnjëherë.
Rëndësia e tij ishte më e madhe në Michigan sesa në Nju Jork, e kjo është vënë re prej vitesh kur Barack Obama si president, e rrjedhimisht kryetar de fakto i Partisë Demokratike kandidoi atje një shqiptare për kongresmene, e cila nuk fitoi.
Një prokurore mjaft e njohur në shtetin e Michiganit, Suzana Shkreli, e cila erdhi edhe në Tiranë të ndihmojë prokurorinë që të arrestojë politikanët e korruptuar është gruaja më e rëndësishme që arriti majat politike. Michigani prej shumë vitesh quhet një shtet kyë për zgjedhjen e Presidentit.
Kurse Kokalari, edhe pse ka një njohje në ambjentet e Organizatës Trump ku ka punuar në sektorin e pasurive të paluajtshme, fuqia e saj nuk ka qenë asnjëherë potenciale.
Edhe pse është hequr sikur ka fuqi vendimarrëse. Gjatë qeverisjes 4 vjeëare të presidentit Trump, Kokalari nuk ka pasur asnjë zë, si në administratë e as në parti. Sulmi i sal apo aksioni në mbështetje të Berishës, duket krejt jo normal krahasuar me veprimin e politikës së lartë amerikane.
Përveë qeverisë, ka edhe segmente të Kongresit që mbështesin ndëshkimin e Sali Berishës. Republikanja, Joni Ernst senator e shtetit të Iowa një shtet kyë si për republikanët por edhe për zgjedhjen e presidentit të SHBA prej vitesh, ishte për vizitë në Shqipëri, e deklaroi hapur “Çrrënjoseni korrupsionin kudo që të jetë. Ne jemi totalisht kundër korrupsionit”.
Të gjitha këto argument mjaftojnë për të rrëzuar narracionin politik të Evi Kokalarit, e cila po synon që të bëhet “Grida e Berishës”, ndaj po e sulmon grida Dumën, e cila realisht është gruaja që ka një mbështetje të fortë tek militantët e thjeshtë të PD-së.
Por Kokalari nuk ka bërë asnjëherë betejë në Shqipëri, as në PD e as në emigracion, edhe pse është pjestare e një familje të njohur.
Grida Duma ka kohë që e shpotit doktorin, madje sot deklamoi atë që në opinionin public shqiptar dihet prej kohësh; që diegia e mandateve vërtetë u shpall nga Basha, por u imponua nga Sali Berisha.
Natyrisht bashkë me Ilir Metën. Sot Grida fha vetëm një pjesë të këtij fakti, që natyrisht do të bëhet më e plotë në ditët në vazhdim, kur do t’I happen fletët mirë lakrorit.
E për këtë Kokalari po sulmon Gridën, që ta sfumojë sulmine saj ndaj Berishës, që duket se ngjit shumë në militancën e PD-së, por edhe të konfigurohet si zëvendësja e saj bjonde me “berishën-kryeministër”. Do të ngjisë vallë…?!