Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë për Top Channel, u shpreh se do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas saj, SHBA nuk bashkëpunon me persona që janë shpallur non grata nga DASH.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i aktivistes shqiptare Evi Kokalari, te cilen me sa duket Berisha e ka zgjedhur per t’iu pergjigjur ambasadores amerikane dhe per t’i kerkuar kongresit qe ta therrase!.
Në një prononcim për televizionin e familjes Berisha Kokalari deklaroi se Kim nuk ka asnjë provë kundër Berishës, ndërsa kërkoi që nëse ajo disponon diçka të tillë ta dorëzojë në Kongres.
Sipas aktivistes, Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë.
“Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë këto prova.
Yuri Kim-it duhet t’i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet“, tha Kokalari./m.j
Kush eshte kjo Koka lari ?