Me 15 nëntor në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtë të BE-së, do të diskutohet vendosja e sanksioneve dhe shpallje e politikanëve “non grata”. Nje praktike qe ndiqet dhe nga SHBA, dhe qe ne Shqiperi politikani kryesor qe u perball me kete lloj vendimi eshte ish kryeministri Sali Berisha.
Masa paralajmëruese BE mund të marrë edhe ndaj disa udhëheqësve politikë të Bosnjes Hercegovinës.
Siç ka raporton Klix.ba referuar burimeve diplomatike, Gjermania ka nisur një proces të diskutimit të sanksioneve për fajtorët kryesorë për krizën politike dhe të sigurisë në Bosnje Hercegovinë.
Në fokus së fundmi kanë qenë deklaratat e përfaqësuesit serb të Bosnjes Milorad Dodik i cili kërcënoi me tërheqje të Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina duke thënë se Pakti i Dejtonit ka dështuar.
Sipas raportit të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, kjo i referohet në radhë të parë Dodik, por edhe të gjithë atyre individëve dhe kompanive që financiarisht ose ndryshe mbështesin politika destruktive.
Kujtojmë se takimi i fundit në Sarajavë mes zv/ndihmës sekretarit të shtetit amerikan Gabriel Eskobar dhe Këshillit Presidencial të Bosnjes, Dodik uli tonet kërcënuese.
Megjithatë, duke pasur parasysh retorikën dhe lëvizjet politike të Dodik, i cili, pavarësisht paralajmërimeve amerikane dhe evropiane, vazhdon të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga institucionet e BiH, kësisoj sanksionet janë gjithnjë e më të mundshme./m.j