Komisioni Hetimor për inceneratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës që sipas PD u merr shqiptarëve rreth 400 milionë Euro për llogari të kompanive, të regjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje me ministra, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet.
Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë inceneratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për inceneratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e incineratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës.
Kërkesa u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të inceneratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqendruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.
/a.r