Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Elton Arqile Marko, topograf i Bashkisë Himarë.
Marko akuzohet se ka falsifikuar aktin e marrjes së tokave në pronësi dhe se ka përdorur formularin për regjistrimin e një toke, të cilën më pas e shiti.
Seanca gjyqësore u drejtua nga relatore Herila Cela. Marko është paraqitur vetë në seancën e sotme, ku është njohur me masën arrest me burg.
/b.h