Një vajzë e re në Lezhë del çdo natë me një armë në dorë në rrugët e qytetit dhe tmerron banorët. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë qytetarët të cilët kanë dërguar edhe video nga kamerat e bizneseve të zonës për TCH.
Vajza, e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.
Për fat të mirë rruga ishte bosh dhe nuk kishte qarkullim të njerëzve të tjerë. Nga ana tjetër Policia ka kryer disa kontrolle mbrëmjen e djeshme por nuk kanë arritur rezultat për ta kapur vajzën në fjalë.
/b.h