Një qytetar ka kërkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha të dijë nëse nisma e quajtur ‘Foltore’ do të ekzistonte nëse Lulzim Basha nuk do ta kishte përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.
Pjesë nga debati:
Demokrati:
Ju thatë se me largimin tuaj nga grupi parlamentar i PD është shkelur statuti, por statuti është shkelur në mënyrë të vazhdueshme nga Lulzim Basha. Nëse nuk do të merrej ky vendim nga Basha, atëherë do të fillonte të egzistonte Foltorja? I binte atëherë që nese jo, unë duhet t’i jap një falenderim Lulzim Bashës që mori këtë vendim ndaj jush dhe filloi Foltorja.
Sali Berisha:
Do të them që Lulzim Basha ishte njëri nga ata që punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më pengonte aspak që të bëja gjithccka për fitoren e PD. Nëse ai i kishte lejuar veten të bashkëpunonte me kundërshtarët kundër meje, unë nuk e bëja një gjë të tillë. Për 8 muajit e fundit unë kam shkuar studio në studio për të promovuar kryetarin tonë. Pershkak te vebndimit, i thashe vetes une do kthehem. Isha ne studim, cila duhej. Ai hapi garen, dhe nese une do te hyja direkt ne gare dukej sikur po kerkoja strehe ne PD. Une nuk kam nevoje per strehe. Me kryetarin nuk mund te pajtohesha une kurrsesi, se kishim 4 humbje njera pas tjetres. Nuk ka njeri qe pranon nje kryetar qe te con ne 4 humbje. Si do cliroheshim? Eshte ceshtje procedurash. Po te hyja ne gare do te thonin ky po hyn ne gare tani se ndodhi kjo. Me vjen me thote si t’ia bejme se Ambasadorja kercenon. I them une, e di si eshte puna Lulzim, i thuaj qe mos u bej qesharake se nuk pyet Berisha per kercenime. Nuk kercenoj une njeri dhe nuk me kercenon njeri. I them mandati nuk do mundet te diktoje kush se kush do hyje ne parlament pervec zgjedhesve te ketij vendi. Pak kush mund te kete derdhur gjak sesa ne per sovranitetin. 500 vite pushtim. E kemi paguar shume shtrenjte sovranitetin dhe ne fund ia kemi dale se na ka ndihmuar Ëoodroë Ëilson. A mund te mendoje kush se ata qe kontribuan me shume mbi sovranitetin tone te kene deshire te thone kush hyn ne parlament. Ata do te turperoheshin me nepunes te tille. I kam thene nje parti qe dorezon sovranitetin e saj nuk duhet te egzistoje ne Shqiperi, sepse ajo parti dorezon sovranitetin e vendit neser. Po me tha ka te drejte. Ai mori vendimin vete pa pyetur. Sigurisht nisa betejen, por kur e kam nisur, ne menyre absolute nuk e kam ditur mbeshtetjen qe kam te ju pas 8 vitesh. Kjo eshte arsyeja perse nisa betejen.
/b.h