Ish kryeministri Sali Berisha ka bere njoftimin nga Pogradeci, se neser do te dorezohen 4200 firmat e delegateve per mbledhjen e Kuvendit Kombetar te PD.
Teksa e ka cilesuar ate nje lajm te keq per Lulzim Bashen, Berisha ka paralajmeruar se ne Kuvendin e PD me 11 dhjetor do te marrin pjese mbi 10 mije delegate demokrate.
“Kam një lajm të hidhur për ish kryetarin pa parti, nesër do të dorëzojnë 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Jënë firmat e delegatëve të Kuvendit që përfaqësojnë të gjithë demokratët. Ai duhet të përkulet përballë kësaj kërkesë të demokratëve.
Në Kuvend do të jenë mbi 10 mijë anëtarë
Do të jetë festa më e madhe e PD-së, do jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë. I sigurt në fitoren vendimtare ndaj narkoshtetit”, deklaroi Berisha./m.j